E Drejta Autorit

Subjektet që mbrohen nga e drejta e autorit

Subjektet që mbrohen nga e drejta e autorit April 11, 2019
subjektet_drejta

E drejta autorit në Shqipëri është një fushë e mbrojtjes së prodhimit intelektual relativisht e re. Ndryshimi i fundit i ligjit ka qenë me ligjin n.35/2016. Një pjesë e rëndësishme për tu trajtuar janë dhe subjektet e mbrojtura nga e drejta e autorit.

Ligji flet qartë që subjekt i të drejtës së autorit është autori. Por cili është autori sipas legjislacionit shqiptar dhe kush është subjekt i të drejtës së autorit? Autorësia lind në momentin që krijohet vepra ose në momentin kur zbulohet autori i veprës. Pra nuk ka nevojë për ndonjë veprim juridik dhe personi që krijon veprën sipas ligjit është dhe autori. Në cilësinë e autorit mund të jetë:

person fizik (një ose më shumë persona në rastin e bashkëautorësisë). Për sa i përket personit fizik mund të themi se nuk ka kufizim në moshë, pra cilido që prodhon krijimtari intelektuale në fushën e të drejtës së autorit mund të jetë autor, e për rrjedhojë dhe subjekt i mbrojtjes nga ligji.(neni 2 i ligjit).

person juridik ( psh. veprat audio-vizive, autori është shtëpia kinematografike);

Ndërkohë subjektet që mbron e drejta autorit janë:

krijuesi, pra autori;

organizuesi i shfaqjeve teatrore dhe muzikore. (kur ka një marrëveshje midis autorit dhe dhe organizuesit për kalimin e të drejtës së shfaqjes së veprës);

botuesi i veprës. Bëhet fjalë kur autori (pra krijues) nënshkruan një kontratë me botuesin duke i kaluar të drejtat e krijimtarisë së tij për një afat të caktuar nga vet palët;

artistët interpretues dhe ekzekutues;

personi që ka shërbyer si burim informacioni për një vepër apo autorësinë e saj, është një subjekt që mbrohet dhe gëzon disa të drejta nga ligji për të drejtën e autorit. ( botuesi ose prodhuesi i një vepre, në bazë të kërkesës së personit, që ka shërbyer si burim informacioni e ka të ndaluar të bëjë publike sekretin e burimit të informacionit, që është përdorur në vepër dhe të botojë ndonjë material të lidhur me të;

të porositurit, huapërdorësit, qeramarrësit janë subjekte që lidhen me autorin që lidhen me shfrytëzimin e veprës dhe nxjerrjen e saj në publik. (Varet nga kontrata);

personi i pikturuar;

punëmarrësit dhe punëdhënësit janë subjekte të ligjit për të drejtën e autorit. (Kur është e përcaktuar në kontratën e punës).