Blog Markat dhe Patentat

Pse është e rëndësishme të regjistrosh markën!?

Pse është e rëndësishme të regjistrosh markën!? March 31, 2019

Regjistrimi i markës i siguron pronarit të saj të drejta siç janë e drejta e emrit të markës apo reputacioni që ajo i sjell kompanisë, gjithashtu edhe të drejta ekonomike.

Disa të drejta që përfitohen nga regjistrimi i markës janë:

  • Ofron mbrojtje ligjore për produktet duke parandaluar imitimet që mund të bëhen nga subjekte të tjera. Në rast imitimi, regjistrimi mbron produktin marka e të cilit është regjistruar e para.
  • Sjell të drejta ekonomike ekskluzive për personin që zotëron një produkt të regjistruar. Regjistrimi parandalon realizimin e të ardhurave nga subjekte të tjerë nën emrin e produktit origjinal. 
  • Identifikon produktin në treg duke i dhënë karakter dallues nga produktet e tjera me natyrë të ngjashme.
  • Rrit besimin e konsumatorëve duke qenë se konsumatorët preferojnë të zgjedhin produkte origjinale dhe jo të imituara apo me cilësi të dobët. 
  • Regjistrimi i markës jep mundësinë të mbrohen ligjërisht idetë dhe të hidhen në treg si ide origjinale dhe të gëzohet mbrojtje nga personat e tjerë që përpiqen të vjedhin idetë.
  • Ofron të drejta ekonomike të cilat përfitohen që momentin që regjistrohet marka duke parandaluar çdo markë tjetër të ngjashme të regjistrohet dhe të realizojë të ardhura që do të buronin nga imitimi i markës së regjistruar më parë.
  • Pronari i markës mund të marrë një urdhër të gjykatës për të ndaluar një konkurrent i cili në mënyrë të paligjshme përdor markën pa një licencë.
  • Pronari i markës ka të drejtë ta shesë atë ose ta japë për përdorim te një person i tretë me anë të një licence.