Blog E Drejta Artit

E drejta autorit në një fotografi online

E drejta autorit në një fotografi online March 31, 2019

Në fakt, të gjithë biem dakord për faktin se, e drejta e autorit është një argument shumë i diskutueshëm kohët e fundit, veçanërisht nëse bëhet fjalë për imazhe apo pamje të cilat publikohen në internet. Shpesh herë përdorim foto pa qenë në dijeni se, ato janë të mbrojtura nga e drejta e autorit dhe në këtë mënyrë mund të shkaktosh një shkelje ligjore dhe të paguash dëmshpërblimin e shkaktuar.

Por si mund të evitojmë shkeljen e copyright të një fotografie?Sigurisht, në radhë të parë duke njohur ligjin dhe duke ditur se, kur një foto është e mbrojtur nga ligji.

Cilat janë fotografi që mbrohen nga ligji?

Në radhë të parë duhet të bëjmë dallimin midis përdorimit të një fotografie për vete apo për ta ndarë me të tjerë, nga fotografia për ta shitur.Nëse bëhen fotografi për përdorim amatorial, pra nëse nuk është parashikuar publikimi mund të përdoret pa asnjë lloj autorizimi. Gjërat ndryshojnë kur bëhet fjalë për fotografi që publikohen.

Publikimi” do të thotë, çdo mjet që bën publike një imazh. Psh. nëse prezanton një foto në një panair apo konkurs fotografik do të thotë që e bën publike. Gjithashtu, është publikim edhe kur vendos një foto në internet apo e shfaq në një dyqan, lokal apo në një sipermarrje.