Blog E Drejta Autorit

Copyright edhe për mënyrën se si trajnon!

Copyright edhe për mënyrën se si trajnon! March 31, 2019

Copyright edhe për mënyrën se si trajnon! Në çështjen “Pizzolato” Gjykata e Lartë Italiane ka trajtuar të drejtën morale të autorit, konkurrencën e pandershme dhe përdorimi i tabelave dhe metodave të të trajnuarit origjinale. Nëse je një trajner i fushës së atletikës apo një trajner i të gjitha fushave të sportit dhe je i sigurt se ke “shpikur një mënyrë të re të të trajnuarit, me të vërtet origjinale duhet të lexosh këtë artikull”.

Pala paditëse

Orlando PIZZOLATO, një atletik shumë i njohur në Itali i cili praj pak kohësh nuk  zhvillon më atletin por merret me trajnim dhe është i specializuar pët vrapin aganostik. Ish atleti tashmë ka hapur një sipërmarrje të tij ku përgatit atlet të ardhshëm.

PIZZOLATO ka ideuar program për trajnim për vrap që çprej viteve 90. Në 2005 nëpërmjet një shoqërie EDITORIALE SPORT ITALIA s.r.l. – ka publikuar librin “Të vraposh sipas PIZZOLATO” të cilat përmbajnë tabela dhe metoda orgjinale për një niv el më të lartë të trajnimit për vrap.

Pala e paditur

Andrea GORNATI gjatë periudhës 2004 deri 2007, ka qenë pjesë e programit të trajnimit nën drejtimin e PIZZOLATO si trajner. Gjatë kësaj periudhe GORNATI ka zhvilluar kurse për vrapues me të tjerë në padijeni të plotë dhe pautorizimin e PIZZOLATO.

Kërkesë padia e palës paditëse konsistonte në kërkesën për shpërblim dëmi në të drejtën morale të autorit dhe në konkurrencë të pandershme. Pala paditëse ka theksuar se, GORNATI, propozonte në faqen e tij të internetit programe për të trajnuar duke kopjuar veprimet e trajnerit PIZZOLATO.

Pala paditëse ka kërkuar mbrojtjen e të drejtës së autori (të PIZZOLATO të librit të tij të publikuar dhe materiale të tjera të ndryshme), të drejtën ekonomike të shtëpisë botuese EDITORIALE SPORT ITALIA s.r.l; të drejtat ekonomike të WINNING PROGRAM s.a.s për konkurrencë të pandershme në lidhje me zhvillimin e stazheve në të njëjtin vend dhe në të njëjtin periudhë ku ishin zhvilluar nga PIZZOLATO; për përdorimin e të njëjtave karaktere grafike, layout në dispensa teknike dhe të njëjtat module të regjistrimit, fletët dhe shpjegimin e testit.

Ndërkohë pala e paditur është mbrojtur duke u shprehur se tabelat nuk janë orgjinale. Pra, pala e paditur ka kontestuar në themel kërkesë padinë. Sipas tyre tabelat dhe materialet e përdorura  ishin shumë të përhapura në sektorin e përgatitjes së atleve – vrapues për rrjedhoj nuk ishin kaq origjinale saqe të mbrohen nga e drejta e autorit, madje ata pretenduan se dokumentat objekt i kërkes padisë, kanë qenë ekzistente përpara publikimit nga ana e  PIZZOLATO.

Gjykata ka vendosur:

Pranimin pjesërisht të kërkesë padisë, duke u mbështetur në lejimin e riprodhimit të një materiali në bazë të të drejtës së autorit dhe për rrjedhjojë të teksteve që përmban libri “Correre… secondo Orlando Pizzolato” dhe shkelje për sa i përket metodës (Winning Program) së të trajnuarit të PIZZOLATO, duke ndëshkuar palën e paditur me një gjobë prej € 500,00 për çdo shkelje.Gjithashtu ka ndëshkuar palën e paditur për shpërblimin e dëmit ndaj palës paditëse në masën e  € 15.000,00, plus fitimin e munguar nga momenti i ngritjes së padisë.