Pronësia Industriale

PRONËSIA INDUSTRIALE

Të drejtat që fitohet nga pronësia industriale janë të drejta nga krijime intelektuale në fushën ekonomike, industrisë, tregtisë dhe bujqësinë. Pronësia industriale mbron idetë e reja, shpikjet duke lejuar patentimin e tyre, markat tregtare, dizenjo industriale dhe treguesit gjeografik duke lejuar regjistrimin e tyre. Vetëm nëpërmjet regjistrimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI) garantohet mbrojtja e ideve në këtë fushë. Pra, kujdes nëse dëshironi të mbroni idetë tua dhe bizneset tua duhet ti regjistroni pranë institucionit DPPI, përndryshe çdokush mund tua “vjedhi”. Puna ime ka të bëjë me:

– Regjistrimin e markës, dizenjove industriale, treguesit gjeografik dhe patentave për shpikje apo modele përdorimi;

– Kundërshtimin e një marke;

– Konflikte gjyqësore, etj.