Çfarë ofrojmë

Studio ligjore DAEPI, është një studio ligjore e specializuar  veçanërisht në fushën e Pronësisë Intelektuale dhe të Drejtës Administrative.

Konkretisht, ofron shërbime juridike në këto disiplina:

1. Pronësia intelektuale:

– Pronësinë industriale në; regjistrim marke tregtare, dizenjo, tregues gjeografik dhe patenta e modele përdorimi; Kundërshtime ndaj vendimit të DPPI, etj.

 – E drejta e autorit në; Mbrojtje të të drejtës së krijuesit të librit, muzikës, skulpturës, pikturës, fotografisë, filmave, programeve radio-televizive, programeve kompjuterike; Marrëveshje dhe rishikim të kontratave, mbrojtje të të drejtës së imazhit; Përpilim autorizimi për të drejtën e autorit; Mbrojtje e të drejtës së autorit në internet.

– E Drejta e internetit: Përpilim kontratash për mirëmbajtje software e hardware; Kontrata për licenca të software; Kontrata mbi privatësinë.

2. E Drejta Administrative përfshin disa fusha, të cilat janë:

– E Drejta Tatimore;

– E Drejta Doganore;

– Shërbimi Civil;

– Lejet e Legalizimet;

– Kundravajtjet Administrative si: gjoba, arrest me burg nga autoritet e administratës publike dhe Komisioni për shqyrtimin e kundravajtjeve administrative pranë çdo stacioni policie vendore ;

– Mbrojtje e të drejtave nga vendimet e Autoritetit të Konkurrencës;

– Mbrojtje nga vendimet e AKU;

– Mbrojtje kundër përgjigjeve negative nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale;

– Mbrotje kundër përgjigjeve negative nga Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit;

– Mbrojtje të të drejtës kundër diskriminimit;

– Mbrojtje të të drejtës kundër vendimeve të Prefekturës dhe veçanërisht vendimeve kundër kufizimit të drejtës së pronësisë AMTP.

– Përpilojmë çdo kërkesë drejtuar Bashkisë si dhe mbrojmë të drejtën kundër përgjigjeve negative nga ky institucion vendor;

– Mbrojtje ndaj çdo mosmarrëveshje midis ZVRPP apo ZQRPP dhe individëve;

3. E Drejta Civile dhe Tregtare:

– Lidhje Kontratash për punësim, përmbushje detyrimi kontraktual, shpërblimin e dëmit pasuror dhe jopasuror, etj.

– Hartim statutesh, rregulloresh dhe akte themelimi për shoqëri tregtare;

– Përfaqësimin e Biznesit në procese gjyqësore civile.

4. E Drejta Familjare:

– Zgjidhje martese dhe çështje të kujdesit ndaj fëmijëve (pensioni ushqimor), caktimin e kujdestarisë së fëmijës.

Zyra jonë ofron gjithashtu zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me ndërmjetësim.

Nëse keni çështje të cilat mendoni që mund të zgjidhen në rrugë gjyqësore dhe është i nevojshëm përfaqësimi me avokat, si dhe nëse ju duhet konsulence ligjore, Jeni të mirëpritur të na kontaktoni.

Studio ligjore DAEPI është themeluar nga Dott. Av. Anjeza Dajzmaili dhe Dott. Av. Barjam Gjishti, të arsimuar në vendet e BE-së, dhe me eksperiencë brenda vendit.

Kultura, korrektësia dhe profesionalizmi na karakterizon.

Ju sillni mosmarreveshjen, ne japim zgjidhjen!!!