Av. Bajram Gjishti

Av. Barjam Gjishti ushtron Profesionin e  Avokatit, Pedagogut dhe Konsulentit ligjor me një eksperiencë  8 vjeçare, në fushat Administrative, Doganore,  Tatimore, Civile dhe Tregtare.

Studimet Universitare i ka përfunduar pranë “Universitetit të Torinos, Fakulteti  i Drejtësisë”, Itali (Universita degli studi di Torino) me maksimumin e vlerësimit, që prej vitit 2011.

Specializuar në të Drejtën Administrative, kualifikimi Akademik ”Dottore Magistrale in Giurisprundeza”.

Av. Barjam Gjishti ka një eksperiencë Akademike dhe titullar i lëndëve ”E Drejta Administrative, Gjykimi Administrativ, E drejta Administrative e Krahasuar, Përgjegjësia Penale dhe Civile e Biznesit”, në disa Universitete të Shqipërisë, aktualisht që prej 5 vitesh lektor dhe Zv. Dekan pranë “Tirana Business University“.

Gjithashtu është themeluese e faqes web www.daepi.com, nëpërmjet të cilës i vijmë në ndihmë sipërmarrjeve dhe individëve që kanë nevojë të zgjidhin situata të ndryshme juridike.

Av. Gjishti është Anëtar i Dhomës Kombëtare Shqiptare të Avokatisë, Anëtare e Dhomës Kombëtare Shqiptare të Ndërmjetësimit.