Av. Anjeza Dajzmaili

Av. Anjeza Dajzmaili është juriste, avokate, eksperte ligjore dhe pedagoge në fushën e së drejtës, me një eksperiencë 9 vjeçare. Eksperte në fushën e Pronësisë Intelektuale prej më shumë se 5 vitesh.

Studimet Universitare i ka përfunduar pranë “Universitetit të Peruxhias, Fakulteti  i Drejtësisë” (Universita degli studi di Perugia), Itali me maksimumin e vlerësimit, që prej vitit 2009.

Specializuar në të Drejtën e Pronësisë Intelektuale, kualifikimi Akademik ”Dottore Magistrale in Giurisprundeza”.

Av. Dajzmaili ka një eksperiencë Akademike dhe titullare e lëndëve ”Pronësi Intelektuale, E drejta e Konsumatorit, Përgjegjësia Penale dhe Civile e Biznesit“, në disa Universitete të Shqipërisë, aktualisht që prej 5 vitesh lektor dhe Administratore e Fakultetit të Drejtësisë, pranë “Tirana Business University“.

Prej vitit 2016 është Eksperte e fushës së Pronësisë Intelektuale pranë Departamentit të Administratës Publike.

Gjithashtu është themeluese e faqes web www.daepi.com, nëpërmjet të cilës i vijmë në ndihmë sipërmarrjeve dhe individëve që kanë nevojë të zgjidhin situata të ndryshme juridike.

Av. Dajzmaili është Anëtare e Dhomës Kombëtare Shqiptare të Avokatisë, Anëtare e Dhomës Kombëtare Shqiptare të Ndërmjetësimit.

KONTAKTO ADRESA EMAILIT CONTACT@DAEPI.COM