E Drejta Autorit

A rrezikon FaceApp te drejtën e privatësisë?

A rrezikon FaceApp te drejtën e privatësisë? July 10, 202011 Comments

FaceApp është një aplikacion, e cila pasqyron shndërrimin e fytyrës së individit. Kjo bëhet ofrohet nga sistemi operativ Androit ose IOS. Mjafton të karikosh një foto, ndonjë klik dhe mbas disa sekondash mund të shikosh rrudhat, thinjat apo më pak flokë në foton që ke karikuar. Mirëpo edhe pse një pjesë e shoqërisë e ka konceptuar si një argëtim apo kuriozitet, ky aplikacion ka çelur mjaft polemika të cilat prekin të drejtën e privatësisë.

FaceApp është lançuar për herë të parë në janar të 2017 nga Wireless Lab, një shoqëri ruse e themeluar nga Yaroslav Goncharov. Kur karikohet aplikacioni, duhet kuptuar që të dhënat tona (imazhi) i ofrohen një inteligjence artificiale. Më pas aplikacioni sbën gjë tjetër veçse transformon foton tonë, modifikon fytyrën duke e shndërruar në një fytyrë më të re apo më të vjetër. Me FaceApp mund të ndryshohet seksi, prerja e flokëve, tualeti ose mund të zgjedhesh se si të sistemosh mjekrrën. Shumë efekte janë me pagese. Tarifat janë nga 3,99 euro në muaj në 43, 99 euro përgjithmonë.

Por, a qëndrojnë vërtetë dyshimet mbi aplikacionin e Wireless Lab mbi të drejtën e privatësisë?!

FaceApp vjedh të dhënat duke shkelur të drejtën e privatësisë?!

Në fakt ka dicka të paqartë në këtë në lidhje me kushtet dhe kohën e përdorimit të aplikacionit dhe të privacy policy.

Në kohën dhe kushtet e përdorimit të FaceApp thuhet se, duke përdorur shërbimin pa pagesë,  por ne “paguajmë” duke i lejuar aplikacionit përdorimin e imazhit tonë. Dhe deri këtu nuk ka asnjë ndryshim nga aplikacionet e tjera.

Problemi qëndron në letrën e instruksioneve të të drejtës së privatësisë, e cila nuk është e gjitha e qartë.

Nëse lexojmë privacy policy nuk kuptohet:

– çfarë të dhënash trajtohen;

– kujt i komunikohen të dhënat;

– për sa kohë mund të ruhen.

Këto janë informacione të rëndësishme për të qartësuar dhe ruajtur privatësinë e përdoruesit.

Por çfarë mund të bëjmë për të mbrojtur të drejtën e privatësisë dhe për të ruajtur të dhënat e tua?

Mënyra më e mirë është të mos shkarkojmë FaceApp. Por kjo jo gjithmonë është mundur, sepse shpesh kurioziteti është i pashmangshëm. Atëherë mos e përdorni pa u informuar mirë, lexo me vëmendje kushtet e përdorimit dhe privacy policy përpara se sa të shkarkosh aplikacionin.

Kjo është e vetmja mënyrë.

11 comments

  1. I am the manager of JustCBD Store label (justcbdstore.com) and I am currently looking to broaden my wholesale side of business. I really hope that someone at targetdomain is able to provide some guidance ! I considered that the most effective way to do this would be to reach out to vape companies and cbd retail stores. I was really hoping if anyone could recommend a trustworthy web-site where I can get Vape Shop B2B Data I am already checking out creativebeartech.com, theeliquidboutique.co.uk and wowitloveithaveit.com. Unsure which one would be the most suitable selection and would appreciate any guidance on this. Or would it be much simpler for me to scrape my own leads? Ideas?

  2. Can I just say what a comfort to find a person that actually knows what they’re discussing on the net. You definitely realize how to bring a problem to light and make it important. A lot more people must look at this and understand this side of the story. I can’t believe you aren’t more popular because you most certainly possess the gift.

  3. Great site you have here.. It’s difficult to find excellent writing like yours these days. I honestly appreciate individuals like you! Take care!!

Comments are closed.