Blog E Drejta Autorit

Detyrimet ligjore të Facebook në rast të komenteve denigruese

Detyrimet ligjore të Facebook në rast të komenteve denigruese July 16, 2019
Facebook

(Artikull nga Anjeza Dajzmaili)

Sot, jetojmë në botën e rrjeteve sociale ku nuk janë të rralla rastet që përdoruesit bëjnë komente denigruese. Por dikush mund të pyesi, nëse këto rrjete sociale kanë detyrime të fshijnë komente denigruese? Në mënyrë të veçantë një hosting provider është i detyruar të kërkojë dhe të individualizojë komentet denigruese dhe të paligjshme, pa kufizim territorial?

Vendim i Gjykatës së Drejtësisë Europiane mbi përgjegjësinë e hosting provider.

Në fillim argumentojmë mendimin e avokatit të përgjithshëm të Gjykatës së Drejtësisë Szpunar, i cili ka paraqitur mbrojtjen më 4 qershor 2019. Sipas Szpunar:

1. Në internet shkruhet me bojë dhe jo me laps, kjo është konstatuar nga personazhi i një filmi të 2010, thotë avokati dhe nuk është një koincidencë në filmin The Social Network.

2.Në qendër të kësaj çështje gjendet çështja e një hosting provider që menaxhon një platformë të rrjeteve sociale në faktin se, a mund të jetë i detyruar ai të “fshij” disa lloj përmbajtjesh të përdoruesve të kësaj platforme.

3. Më specifikisht, në pyetjet paraprake, gjykatësi kërkon të specifikojë sjelljen personale dhe substanciale të detyrimeve që mund ti imponohen një host provider, por pa një detyrim të përgjithshëm për “ruajtjen ose jo të komenteve”, (përcaktuar nën nenin 15 paragrafi 1 i direktivës 2000/31/CE). Gjykatësi i hetimit paraprak kërkon mendim GJDE për të qartësuar ( nisur nga një vendim të lëshuar nga gjykata e një Shteti Anëtar), nëse një host provider duhet të jetë i detyruar të “fshij” disa të dhëna jo vetëm në nivel të përdoruesve që bëjnë pjesë në shtet anëtare por në të gjithë botën.

Fakti: Një përdorues i rrjetit social në Austri ka ndarë me të tjerët një artikull të një gazete lokale në të cilën shfaqej një foto e një parlamentare znj. Eva Glawischnig-Piesczek deputete e parlamentit austriak. Përdoruesi ka futur një koment denigrues në lidhje me foton, duke nisur në këtë mënyrë një “lum” komentesh dhe shpërndarjesh me të njëjtën frymë denigruese.

Znj. Eva Glawischnig-Piesczek, dërgon në fillim një “Letër paralajmërimi” për të fshirë përmbajtjen e komenteve denigruese ndaj saj. Por, Facebook nuk e fshin. Në këto kushte deputetja i drejtohet Gjykatës dhe merr një “Vendim – urdhër” që detyron Facebook të fshij komentet. Mbas dërgimit të urdhrin Facebook fshin përmbajtjen por vetëm për territorin Austriak.

Në këtë pikë deputetja i drejtohet Gjykatës së Lartë Austriake për të shtrirë efektet e vendimit jo vetëm në shtetin austriak por në të gjithë globin.

Për kërkesën përfshihet Gjykata e Drejtësisë Europiane, për të vlerësuar dhe për të interpretuar nëse normativa kombëtare është nën dritën e direktivës europiane në tregtinë elektronike.

Direktiva Evropiane për tregtinë elektronike

Në bazë të kësaj direktive, një host provider (Facebook), në parim nuk është përgjegjës për përmbajtjet e paligjshme të cilat ndahen me të tretët në serverin e tij.

Provider nuk ka një detyrim të përgjithshëm për të kontrolluar informacionet e memorizuara tek serverit e tij, as të kërkojë në mënyrë të vazhdueshme fakte apo rrethana që zbulojnë aktivitete të paligjshme.

Provider nuk është përgjegjës të paktën derisa nuk është vënë në dijeni të aktivitetetit të paligjshëm. Në fakt, një herë që provider është njohur me paligjshmërinë (dhe shumë herë Gjykata e Drejtësisë ka përcaktuar se është e mjaftueshme një paralajmërim), ka detyrimin të fshij apo të heq përmbajtjen.

Nëse nuk detyrohet një provider që të fshij përmbajtje të paligjshme (siç është rasti konkret i deputetes) jo vetëm në territorin nacional, mbrojtja e të drejtave të subjektit të dëmtuar rrezikon të jetë i pafuqishëm dhe vendimi gjyqësor i paefektshëm, kështu është shprehur Avokati i Përgjithshëm në konkluzionet e tij.

Në të njëjtën linjë interpretimi jam dhe unë. Derisa direktiva europiane nuk përcakton kufizime territoriale, host provider është i detyruar të fshijë të gjitha informacionet në nivel botëror.

Megjithatë, tani duhet të presim vendimin e Gjykatës.