E Drejta Autorit

Si mbrohen veprat e autorit nëse shpërndahen në internet?

Si mbrohen veprat e autorit nëse shpërndahen në internet? May 12, 2019

E drejta e autorit

A janë të mbrojtura veprat me karakter krijues që “shpërndahen” online?

Përbëjnë objekt i të drejtës së autorit, të gjitha veprat krijuese me karakter krijues që bëjnë pjesë në fushën e:

  • e shkencës,
  • letërsisë,
  • muzikës,
  • artit figurativ,
  • arkitekturës,
  • teatrit
  • kinematografisë, cilado qoftë mënyra e shfaqjes së tyre.

Kur lind e drejta për të mbrojtur veprën?

E drejta për të mbrojtur veprën lind me krijimin e veprës. Vepra i përket subjektit që është autor. Ai gëzon të drejtat ekonomike mbi veprën. Për sa i përket të drejtave morale apo (siç përmendet në ligjin për të drejtën e autorit në Shqipëri), të drejtat jo pasurore i përkasin vetëm autorit dhe nuk mund të trasferohen.

Kohëzgjatja e të drejtës

Mbrojtja ekonomike e një vepre objekt e së drejtës së autorit zgjat deri në ditën e shtatëdhjetë të vdekjes së autorit.

Mbas vdekjes së autorit janë pasardhësit e tij, pra trashëgimtarët që përfitojnë të drejtat ekonomike dhe për çdo përdorim të veprës duhet ti kërkohet autorizim trashëgimtarëve të autorit.

Mbrojta e testeve, shkrimeve, artikujve dhe e-mail

Çdo formë teksti, edhe pse e shkurtër është e mbrojtur nga e drejta e autorit. Nuk mund të kopjohet apo të riprodhohet (në forma të ndryshme) aq më pak të bëhet pronari i saj. Ligji për të drejtën e autorit në Shqipëri lejon, citimin apo riprodhimin e një brani apo të një pjese të veprës për qëllime studimi, diskutimi, dokumentacione apo për mësimdhënie. Por dhe për këto raste ka një kusht dhe kushti është që: duhet të citohet burimi, (pra duhet të citohet autori i veprës); përdorimi i veprës nuk duhet të ketë qëllim përfitimi ekonomik dhe të jetë objekt konkurrencë i vet veprës. Në rastin e fundit është e detyrueshme të bëhet kërkesa për autorizim nga autori.

Mund të themi se çdo lloj teksti origjinal që ka një karakter minimal krijues është i mbrojtur nga e drejta e autorit.

Nuk ka asnjë kufizim për riprodhimin e tekstit e një autori të vdekur pas 70 vitesh nga vdekja e tij. Por, duhet shpjeguar dhe një fakt tjetër. Për shkrime të cilat nuk kanë karakter të mirëfilltë krijues dhe që shpërndahen nëpërmjet internetit  përfitojnë mbrojtje juridike. Siç është rasti i emailvetë cilat përfaqësojnë një lloj komunkimi apo korrispondence janë të mbrojtura.