Markat dhe Patentat

A mund të regjistrosh emrin e fëmijes si markë tregtare?

A mund të regjistrosh emrin e fëmijes si markë tregtare? May 6, 2019
marke tregtare

Regjistrimin e një marke tregtare në emër të fëmijës e ka bërë këngëtarja e njohur Victoria Beckham, duke e bërë vajzën e saj Harper një sipërmarrëse për produktet: si veshje, make -up dhe lojra për fëmijë. Familja e njohur Beckham, tashmë çdo pjestar i familjes përfaqëson një markë tregtare. Por në fakt, familja Beckham nuk është e vetme sepse edhe njerëz të tjerë të famshëm si Beyoncè dhe Jay-Z i janë drejtuar United States Patent and Trademark Office (Zyra amerikane e patentave dhe e markave tregtare) për të regjistruar emrin e vajzës e për të përfituar nëpërmjet regjistrimit të saj, të drejtat ekskluzive.

Çfarë do të thotë të regjistrosh emrin e fëmijës si një markë tregtare?

Harper Beckham

Konkretisht, Harper Beckham, tashmë është një markë tregtare e regjistruar. Kjo nënkupton faktin se, emri i fëmijës mund të përdoret për disa produkte specifike në fushën e modës, make-up dhe lojrave.

Marka tregtare Haper Beckham është regjistruar edhe në industrinë e spektaklit, që do të thotë se, në qoftë se Harper (kur te rritet) do të dëshironte të bëhej stiliste apo këngëtare do të kishte një brand me emrin e saj. Mendoj se, është një masë parandaluese që zakonisht e bëjnë njerëzit e e famshëm të cilët në këtë mënyrë arrijnë të kontrollojnë imazhin e tyre duke “e shfrytëzuar” ata vet. Mbitëgjitha, në këtë kohë ku teknologjia është në majat e saj është shumë lehtë të manipulosh imazhet e personave të njohur nëpërmjet web-it apo social network, e në këtë mënyrë mendoj se, mbrojtja e markës është gati një detyrim për ta.

Beyoncè dhe Jay-Z

Beyoncè dhe Jay-Z kanë vendosur të regjistrojnë  zyrtarisht emrin e vajzës së tyre Ivy Blue, në fushën e modës për të pasur ekskluzivitetin. Çifti ka provuar dy herë të bëjë kërkesës pranë Zyrës amerikane të patentave dhe markave tregtare  për të regjistruar emrin e vajzës si markë, por më në fund arriti ta kryej më 11 janar 4 ditë pas lindjes. Bëhet fjalë për markën ‘Blue Ivy Carter NYC’, e cila është e përfshirë në një linjë veshjesh për fëmijë.

Nëpërmjet këtij artikulli mendoj ti kemi dhënë një informacionin e duhur edhe personazheve njohura në Shqipëri, që të parandalojnë përdorimin e imazhit të tyre nga të tjerë.