E Drejta e Modës

Mbrojtja e idesë në pronësinë industriale

Mbrojtja e idesë në pronësinë industriale April 25, 20191 Comment

Përkundrazi krijimi i idesë në pronësinë industriale apo realizimi i saj mund të mbrohet vetëm në disa mënyrë:

  • nga regjistrimi i një marke në pronësinë industriale , nëse materializimi i një ide është një shenjë për të identifikuar produktin apo shërbimin që do ti ofrohet klientelës;
  • nga një shpikje nëse materializimi i idesë është një inovacion teknik;
  • nga një regjistrim i dizenjove dhe modeleve të përdorimit, nëse materializimi i desë është një grafik apo një formë e produktit të ri dhe tërheqës;
  • nga e drejta e autorit, në rast se është një vepër artistike;
  • ose duke e mbajtur sekret idenë.

Sipërmarrjet me qëllim që të përfitojnë në mënyrë sa më efikase nëpërmjet këtyre instrumentave, duhet që në radhë të parë të mbrojnë plotësisht të drejtat e saj duke i monitoruar dhe kontrolluar në mënyrë konstante.

Një menaxhim korrekt i “portofolit” të të drejtave të pronësisë industriale në një sipërmarrje, sjell krijimin e një strategjie të plotë për mbrojtjen e këtyre të drejtave.

Rregullat e përgjithshme që duhet të ndjeki një sipërmarrje për të siguruar mbrojtjen e të drejtave në pronësinë industriale:

  • të plotësojë në mënyrë të vazhdueshme, një analizë të thellë të të drejtave (të regjimit të mbrojtjes dhe të vlerave ekonomike);  kjo i  lejon sipërmarrjes jo vetëm të reagojë menjëherë gjatë “rënies” së sistemit të mbrojtjes – por lehtëson të gjitha sipërmarrjet në të gjitha marrëveshjet që ajo ka kryer (licenca, merchandising, franchising, etj) që presupozojnë informacione të qarta mbi titullaritetin e të drejtave të pronësisë industriale.
  • të vlerësoj se në çfarë rasti është realisht e nevojshme regjistrimi; nëse nuk interes për të shfrytëuar një të drejtë nuk është e nevojshme të rritet niveli i mbrojtjes.
  • të vendosin se si të mbrojnë të drejtat ; në rast të depozitimit të një marke do të jetë e nevojshme të vlerësohet nëse të depozitojë marka në shqipëri ose edhe në vende të tjera apo të procedohet drejtpërsëdrejti me regjistrimin e markës ndërkombëtare (në rastin e kësaj të fundit duhet të jetë proceduar me regjistrimin e një marke kombëtare ose të paktën të jetë kryer depozitimi për kërkesën e regjistrimit kombëtar).
  • të aktivizojë shërbimin e ruajtjes, në mënyrë që të verfifikojë në kohë reale apo të reagojë në momentin e duhur në rast kur preken të drejtat e fituara;
  • të aktivizojë qëllimin e investigimit për të monitoruar tregun dhe për ti lejuar sipërmarrjeve të reagojnë në çdo rast dhunimi të të drejtave;
  • të përdor materiale apo teknika prodhimi, që bëjnë më të vështirë piraterinë (psh. siç është ologrami, i karakterizuar nga një ndarje në pjesë e programit).
  • të kërkojë në rast piraterie të drejtat në pronësinë industriale të fituar elementët e nevojshëm për qëllim prove (psh. produktet e vjedhura, të skermuara në site web ku janë ofruar).

One comment

Comments are closed.