E Drejta Autorit

Metodat dhe mbrojtja e pronësisë në të drejtën e autorit

Metodat dhe mbrojtja e pronësisë në të drejtën e autorit April 25, 2019

Sigurisht që, është gjithmonë e domosdoshme mbrojtja e pronësisë në të drejtën e autorit dhe mbrojtja e pronësisë së saj. Është mirë të mos jemi të fiksuar, por thjesht të kujdesshëm për punën tonë. E gjithë çështja qarkullon mbi vërtetësisë së autorësisë dhe metodave për ta realizuar atë: pra,  të demostrojë në nivel ligjor se është autor i krijimtarisë.

Në lidhje me këtë ka disa mënyra të cilat janë efikase.

1. AGJENCISË SË ADMINISTRIMIT KOLEKTIV

Shumë besojnë se, e vetmja zgjidhje për të mbrojtur të drejtën e autorit  të jetë regjistrimi pranë Agjencive të administrimit kollektive për mbrojtjen e të drejtave të autorit. Kjo agjenci ka një seksion specifik të dedikuar veprave letrare dhe ka për qëllim të mbroj të drejtën e autorit.

Për ta çertifikuar në nivel ligjor autorësinë e veprës tënde, është e nevojshme të regjistrohesh si autor pranë agjencive të administrimit kollektive duke paguar një shumë të caktuar për regjistrimin.

Por a është e vërtetë që është e vetmja zgjidhje? A ja vlen vërtetë?

Në fakt, teza e të qenurit të detyruar për të regjistruar veprën pranë këtyre agjencive për të siguar të drejtën e autorit, në Shqipëri është e vonshme. Ajo që duhet theksuar është fakti se, çertifikimi që të jep Agjencia e Administrimit Kolektiv nuk janë gjë tjetër veçse një instrument që vendoset për tu shpërndarë në treg dhe për tu dalluar nga institucionet përgjegjëse se janë origjinale dhe jo vepra të vjedhura.

2. POSTA ME REKOMANDIM

Një tjetër metodë për mbrojtjen e pronësisë në të drejtën e autorit që në fakt, përdoret rëndomtë në vendet perëndimore është dhe posta e rekomanduar. Kjo është një tjetër metodë për të mbrojtur të drejtën e autorit, e cila konsiston  në printimin e punës tuaj dhe  më pas ja dërgoni vetes me postë të rekomaduar bashkë me faturën. Me këtë sistem data e dërgimit duhet të jetë e dukshme dhe kërkoni punonjësit të postës të vendosi vula të dukshme si provë e dërgimit. Mbasi të vij posta me materialin tuaj, ju sduhet ta hapni derisa ta publikoni. Me këtë sistem shfrytëzoni vlefshmërinë legale të rekomandimit për të çertifikuar që vepra është në posedimin tënd në një datë të caktuar dhe të sigurt.