Markat dhe Patentat

Çfarë është marka kolektive?

Çfarë është marka kolektive? April 22, 2019

– “Marka kolektive” është e parashikuar për herë të parë në legjislacionin shqiptar nga ligji mbi pronësinë industriale. Sipas ligjit aktual saktësisht nenit 165, me marka kolektive kuptojmë ato marka nëpërmjet të cilave dallohen markat e mallrave apo të shërbmevetë një çdo shoqate apo forme organizimi ligjor në kollektiv[1].

Pra, marka kollektive kërkohet nga disa bashkë-ortakë për një prodhim apo një shërbim që ato ofrojnë sipas ligjit në fuqi. Marka kollektive është një markë totalisht ndryshe nga marka individuale, ku kjo e fundit ka për qëllim të dallojë produkte apo shërbime të një sipërmarrje nga një tjetër sipërmarrje në konkurrencë.

Për të qartësuar më mirë nenin 165 të ligjit për pronësinë industriale, po japim disa shembuj:

– BANCOMATET: bën pjesë në marka kollektive e cila, përdoret nga shumë sipërmarrje me marrëveshje që respektojnë rregulloret e vendosura nga titullari i markës në momentin e depozitimit.

– GRANA PADANO: Është një markë e famshme që njihet për përcaktimin e cilësisë së lartë të djathit italian bën pjesë në marka kollektive . Kjo markë mund të përdoret vetëm nga sipërmarrjet që ndjekin një rregull mbi mënyrën se si duhet të prodhojnë djathin për qenë në standartet e kësaj marke dhe vetëm atëherë mund ta përdorin markën Grana Padano[2].

Pra, siç shpjegohet edhe në shembujt e mësipërm për të regjistruar një marka kollektive bashkë me kërkesën duhet të depozitohet edhe një rregullore që përcakton se nga kush mund të përdoret marka dhe cilat janë kriteret e nevojshme që duhet të ketë produkti për të qenë pjesë e kësaj marke.

Rregullorja hartohet nga titullari i markës i cili mund të jetë një subjekt publik ose një subjekt privat. Këto lloj markash ushtrojnë funskionin e garancisë edhe për konsumatorët që duke blerë një produkt ose një shërbim që përmban disa karakteristika që dallohet nga të tjerët. Për këtë arsye marka kollektive është një markë garancie e certifikuar.

Por, gjithashtu marka kollektive dallon nga markë individuale për mënyrën se si bëhen regjistrimi dhe kriteret që duhet të plotësohen në momentin e depozitimit të kërkesës. Sepse për marka kollektive regjistrimi është shumë më kompleks se sa për markat individuale, sepse kërkon si kusht për regjistrimin prezantimin e një rregulloreje që disiplinon përdorimin dhe qartëson normat mbi kontrollin që titullari i markës duhet të kryej për të siguruar se rregullorja do të respektohet dhe në rast shkelje do të aplikohen sanksione për subjektet që nuk e respektojnë.


[1] https://www.laleggepertutti.it/codice-civile/art-2570-codice-civile-marchi-collettivi.

[2] Clemente Tartaglione, Fabrizio Gallante, “Il marchio nella strategia di sviluppo delle imprese moda“, Ares 2.0, Romë, 2009.