Blog E Drejta e Modës

Stilimi dhe përmirësimi i një veshje mbrohet nga e drejta e autorit

Stilimi dhe përmirësimi i një veshje mbrohet nga e drejta e autorit March 31, 2019

Në ditët e sotme fusha e krijimtarisë intelektuale është gjithmonë e më e gjërë. Madje edhe pse je i punësuar (dhe në kontratë nuk janë të përcaktuara kushtet) dhe krijimtaria juaja përbën risi, ju duhet të paguheni. Një rast i tillë ka qenë objekt gjykimi në Gjykatën e Lartë.

Çështja:

Bëhet fjalë për një subjekt B.K i kontraktuar nga Ministria e Mbrojtjes si stilist për përmirësimin e uniformave ushtarake, gradave, shenjave, që disponojnë strukturat ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. B.K mbasi ka marrë konfirmimin nga kjo ministri ka vijuar punën dhe në përfundim të saj e ka dorëzuar, por ministria nuk e ka shpërblyer. Për këtë arsye B.K ngre padi ndaj Ministrisë së Mbrojtjesduke kërkuar shpenzimet e kryera, si dhe vlerësimin e të drejtës pasurore dhe jopasurore të tij (si autor).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka pranuarkërkesë padinë duke ndëshkuar në këtë mënyrë palën e paditur me shumën prej 30.000.000 lekë, si vlerësim monetar i krijimtarisë së tij artistike. Gjykata arsyeton se:

“.. pala e paditur ka cenuar të drejtën e autorit të paditësit, të mbrojtur nga ligji nr.7564, datë 19.05.1992, “Për të drejtën e autorit” i ndryshuar, duke kaluar në pronësi të saj veprat e realizuara nga paditësi, në kundërshtim me nenin 31 të këtij ligji i cili parashikon se të drejtat ekonomike të autorit mund të kalojnë vetëm nëpërmjet një kontrate me shkrim. Në këto kushte, duke pasur në vëmendje edhe vlerësimin që eksperti i caktuar u ka bërë modeleve të krijuara nga paditësi, gjykata ka detyruar palën e paditur të dëmshpërblejë paditësin me vlerën e krijimtarisë së tij…”.

Por lind pyetja, nëse gjykata civile ka kompetencë lëndore në zgjidhjen e konfliktit gjyqësor apo është kompetencë e gjykatës administrative?!

Këtë përgjigje na e ka dhënë Gjykata e Apelit Tiranë është shprehur për moskompetencë të saj dhe dërgimin e çështjes pranëGjykatës Administrative të Apelit”. Ndërkaq, pala paditëse ankimon vendimin duke theksuar se:

  • Kemi të bëjmë me një dëm kontraktor, kontratë sipërmarrje pavarësisht palëve nënshkruese të kontratës. Gjykata e apelit në mënyrë të gabuar ka arritur në përfundimin se ajo nuk është kompetente për shqyrtimin e çështjes“.

Vendimi i Kolegjit civil i Gjykatës së Lartë:

Ky kolegj ka cituar si të drejtë përfundimin e arritur nga Gjykata e Apelit Tiranë mbi vlerësimin e natyrës së pretendimit të palës paditëse (mbi shkaktimin e një dëmi duke iu referuar për këtë nenit 608 e vijues të Kodit Civil, për shkak të cënimit të të drejtave që burojnë nga e drejta e autorit), përkundrejt prapësimit të palës së paditur se mes palëve ka pasur një marrëdhënie pune, duke i konsideruar  këto pretendime me natyrë administrative dhe në juridiksion të gjykatave administrative dhe se ajo çka kërkohet nga pala paditëse, se mosmarrëveshja objekt gjykimi mbart karakter civil, janë të pabazuar.

Mund të themi se, e drejta e autorit edhe në fushën e stilimit është një e drejtë e mbrojtur nga pronësia intelektuale dhe cilido që ndjehet i cënuar mund ti drejtohet gjykatës për të kërkuar të dëmshpërblim.