Blog E Drejta Autorit

E drejta për të fshirje të dhënave personale nga Google

E drejta për të fshirje të dhënave personale nga Google March 31, 2019
google

A është e mundur që Google të fshij një link nëse dikush e kërkon!? Në lidhje me këtë çështje është shprehur Gjykata e Drejtësisë Europiane. Nëse dikush kërkon emrin tënd online dhe nga kërkimi që kryhet shfaqen informacione, që sipas jush nuk janë të vërteta apo prishin personalitetin tënd, mund ti kërkosh Google të pengojë shfaqjen e tyre ose ti fshijë. Kujdes sepse fshirja nuk do të thotë vetëm heqje por nënkupton që ai link apo ajo e dhënë të mos shfaqet më, në motorrin e kërkimit. Lind pyetja nëse, në situata të tilla Google ka detyrimin që të heq të dhënat që shfaqen në motorrin e kërkimit në të gjithë botën apo vetëm në Europë? Dhe a mund të përdoret “bllokimi gjeografik” (geoblocking) për të penguar shfaqjen e një link-u në bazë të pozicionit? Një situatë e tillë ndodhet tashmë në “duart e Gjykatës Europiane të Drejtësisë”.

Bëhet fjalë për çështjen e një profesori universitar që ka kërkuar nga Google, fshirjen e 26 link me përmbajtje “shumë të rënda ofenduese” ndaj dinjitetit dhe reputacionit të tij. Sipas mendimit të shprehur nga profesori, ato artikuj që i referohen rreth 26 link kishin të bënin me informacione që lidheshin me gjendjen e tij shëndetësore, pra janë të dhëna të ndjeshme. Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës, Szpunar është shprehur se: • “drejtuesi i një motorri kërkimi nuk është i detyruar të pranoj një kërkesë për fshirje dhe ta kryej këtë tek të gjithë emrat e domeineve të motorrit të saj të kërkimit pavarësisht nga vendi”.

Ndërsa për sa i përket të ashtuquajtur “geoblocking” për të penguar shfaqjen e një linku të caktuar në bazë të pozicionit, Avokati i Përgjithshëm, Szpunar ka thënë: “në momentin që është verifikuar e drejta për të fshirë një të dhënë brenda hapësirës së BE-së, përgjegjësi i një motorri kërkimi duhet të sigurojë të gjitha masat për të garantuar një fshirje efikase dhe totale në të gjithë territorin e vendeve të BE-së. Pra, të aplikohet “bllokimi gjeografik” brenda të gjitha shteteve anëtare të BE-së”. Të presin se çfarë do të vendosi Gjykata Europiane e Drejtësisë, nëse do të vendosi sipas idesë së Avokati i Përgjithshëm, Szpunar apo do të vendosi ndryshe.