Blog E Drejta Autorit

Copyright, Europa aprovon direktivën e BE-së, për të drejtën e autorit në internet

Copyright, Europa aprovon direktivën e BE-së, për të drejtën e autorit në internet March 31, 2019

Mbas tre vitesh procedura për miratimin e direktivës së re për të drejtën e autorit në BE, më në fund u arrit të miratohej. Kjo i dha fitore shtëpive botuese, shoqatave të artistëve, kinematografisë, muzikës, gazetarëve, aktorëve sepse nga ky akt normativ europian ligjëron të drejtën e tyre për tu shpërblyer nga ana e Google dhe Facebook për përdorimin në web të “krijimtarive të tyre”.  Kjo platformë lindi pikërisht për të ndihmuar subjektet që “prodhojnë” krijimtari intelektuale duke i dhënë mundësi atyre, që të jenë të barabartë me gjigantët digjitale.

Por, nga ana tjetër kjo direktivë u përplas me një sërë kundërshtimesh dhe lobimesh kundra miratimit të saj, për shkak të frenimit që ajo i shfaq lirisë së internetit dhe inovacionit.

Ata të cilët kundërshtuan fort ishin «populli i lirë i web» (një faqe e cila u krijuar për këtë qëllim) dhe ai «i piraterisë informatike». Këta kërkuan të hiqej nga projekt-direktiva dy nene, tek të cilët parashikohej: «link tax» (futja e taksës për çdo link) dhe filtri mbi platformën, që nënkuptonte çensurimin e përmbajtjeve dhe pengonte shpërndarjen e tyre. Por përtej kundërshtimeve dje direktiva u miratua.